Një rast i gjuajtjes më armë ka ndodhur të martën në Kolovicë të Prishtinës.
Në vendin ngjarjes nga pamjet që ka siguruar teve1.info, shihet se në vend të ngjarjes janë Policia, të cilët kanë rreshtuar zonën.
Rasti është konfirmaur nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, për teve1.info ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40.
“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.