Novak Gjokoviq, tenisit serb fitoi një betejë të përkohshme në gjykatë për t’i shpëtuar depërtimit nga Australia.
Gjykatësi i çështjes urdhëroi qeverinë e vendit që ta lirojë dhe që t’i rikthehet viza e anuluar pasi nuk ishte vaksinuar për Covid-19.
Gjykatësi ka urdhëruar që Gjokoviq menjëherë të lirohet nga qendra ku është mbajtur ditëve të fundit dhe që t’i paguhen të gjitha shpenzimet.
Por asgjë ende s’ka përfunduar sa i përket pjesëmarrjes së Gjokoviq në turneun e Australian Open që fillon më 17 janar.
Ministri australian i Imigracionit ende ka kompetenca që t’ia anulojë ose jo vizën Gjokoviqit.