Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gërvalla në Parlamentin Europian: Serbia s’e do Europën, ua do vetëm eurot e saj

    Gërvalla i lë përgjegjës opozitarët për ngërçin për presidentin

    Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën

    Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën

    BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë

    Kallas: BE-ja nuk ka gatishmëri për t’u përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme

    Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

    Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

    Ambasadori britanik: Jam i tronditur dhe i pikëlluar për v*rasjet e dy grave

    Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbatimin e Ligjit për të Huajt

    A mund ta ‘çlirojë’ Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë

    A mund ta ‘çlirojë’ Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë

    Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, u bë zëri i jonë në Bruksel

    Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, u bë zëri i jonë në Bruksel

    Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vr@sjen në Gjakovë

    Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vr@sjen në Gjakovë

    Fragmente r@ketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds

    Fragmente r@ketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata Speciale pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive

28 Shkurt 2025, 9:17
në Lajme
Gjykata Speciale pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive
Share on FacebookShare on Twitter

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se në një rast trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka parashtruar pyetje sugjestive për ta mbajtur dëshmitarin të fokusuar.

Sipas asaj që tha Griep, kjo është pasqyruar në vendimin për refuzimin e kërkesës së katër ekipeve mbrojtëse në këtë çështje për marrjen e masave për paanshmëri dhe mos t’i shkaktohet dëm mbrojtjes, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej”, tha Griep.

Fillimisht, Griep tregoi se gjatë seancës përgatitore mbrojtja nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të trupit gjykues dhe as nuk ka ngritur shqetësime lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues.

“Trupi gjykues vuri në dukje se prej tij nuk mund të pritet të shqyrtojë pretendime abstrakte, që nuk janë as të faktuara, as të hollësishme, dhe theksoi se mbrojtja nuk kundërshtoi asnjë vendim të trupit gjykues, as nuk ngriti shqetësime për anshmërinë, lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues. Trupi gjykues vuri në dukje më tej se Rregullorja nuk përcakton se sa kohë zgjasin pyetjet e trupit gjykues dhe theksoi se në shumë sisteme juridike pyetjet më të shumta bëhen nga gjykatësit”, tha ajo.

Zëdhënësja tha se trupi gjykues theksoi se mbrojtja nuk ka evidentuar asnjë pyetje që trupi gjykues ua bëri dëshmitarëve të përmendur në mocionin e mbrojtjes, që nuk ishte relevante apo nuk lidhej me kërkimin e të vërtetës.

Griep u shpreh se trupi gjykues ka theksuar se pyetjet e tyre mund të çojnë në prova inkriminuese ose shfajësuese apo që lidhen me besueshmërinë e një dëshmitari.

Ndërsa, për pretendimet për pyetje sugjestive, Griep tha se në vendimin e vet, trupi gjykues ka treguar se mbrojtja e ka dhënë vetëm një shembull për këtë. Sipas Griep, trupi gjykues ka thënë se ata kanë përdorur pyetje sugjestive që ta mbanin dëshmitarin të fokusuar në pyetjet që po i bëheshin.

“Trupi gjykues e kujtoi disa herë që t’iu përgjigjej pyetjeve dhe, në këtë rast, trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej. Trupi gjykues rikujtoi se është detyrë e tij të vlerësojë besueshmërinë e dëshmitarëve dhe mbështetshmërinë në dëshmitë e tyre. Kufizimi paraprakisht i pyetjeve nga trupi gjykues do të ishte ndërhyrje e rëndë në rolin e rupit gjykues si zbulues neutral i fakteve”, tha Griep.

Në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Griep tregoi se më 24 shkurt është autorizuar Prokuroria që të vazhdonte që provat e kërkuara nga një ekip mbrojtës t’i nxirrte edhe për ekipet tjera ashtu siç ndodhë zakonisht. Ndërsa, dy ditë pas, sipas saj, trupi gjykues ka miratuar pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, duke u bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, si dhe duke marrë parasysh se pranimi i këtyre dokumenteve nuk i shkakton dëm mbrojtjes sipas konstatimit të trupit gjykues.

Ndërsa, me arsyetimin se disa prova materiale s’ishin autentike, Griep tregoi se trupi gjykues ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë të ZPS-së. Ajo tregoi se më 21 shkurt, është miratuar pjesërisht një mocion i ngjashëm i ZPS-së për prova që kanë të bëjnë me Zonën Operative të Llapit si dhe ishte urdhëruar ZPS-ja që të ndryshonte listën e provave jo më vonë se 28 shkurti 2025.

Griep përmendi faktin që më 19 shkurt 2025 është modifikuar dënimi ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke i liruara ata me disa kushte.

Ndërsa në çështjen ndaj Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, Griep tregoi se më 25 shkurt 2025, Apeli ka miratuar kërkesën e Bashkim Smakajt dhe Fadil Faliut për zgjatje të afatit për t’iu përgjigjur apelimit të ZPS-së kundër vendimit për konfirmim të aktakuzës. Afati i fundit është vendosur më 3 mars 2025.

Ndryshe, sipas Griep, Apeli ka vënë në dukje se aspektet që apelohen mund të ndikojnë rrjedhimisht në rezultatet e procesit dhe është në interes të drejtësisë së mbrojtësve të Samakajt dhe Fazliut t’iu jepet kohë që të njihen me çështjen gjyqësore para se t’i përgjigjen apelimit të ZPS-së.

Ndërsa, gjyqtarja e procedurës paraprake në këtë rast, ka zgjatur afatin për dorëzimin e mocioneve paraprake me arsyetimin se Apeli ende s’ka marrë vendim lidhur me vendimin për konfirmimin e aktakuzës të apeluar nga Prokuroria.

Dorëzimi i mocioneve paraprake do të bëhet 21 ditë pasi Apeli do të vendos mbi ankesën e ZPS-së dhe në qoftë se konfirmohet aktakuza në tërësi sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake.

Ndërsa ,në rast që Apeli vendos ndryshe, Griep tregoi se gjyqtarja do të lëshojë urdhër për datat dhe afatet përkatëse.

Ndër tjerash, Griep foli edhe për vendimin e Supremes për konfirmimin e vendimit të Apeli që Salih Mustafa të dënohet me 15 vjet burgim.

Kurse, sa i takon urdhrit për zhdëmtim të caktuar ndaj tij, Griep tregoi se gjyqtari që mbikëqyrë këtë proces ka urdhëruar mbrojtësin e viktimave dhe administratoren që të dorëzojë versionet e redaktuara publike të disa parashtrimeve që lidhen me këtë proces.

Si rrjedhojë, ai ka urdhëruar këto dy palë që të bëjnë parashtrime me shkrim nëse mendojnë se disa prej tyre nuk duhet të bëhen publike si dhe kur mund të jetë e mundshme që ato të publikohen.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi

Etiketat: Angela GriepGjykata Specialeish-krerët e UÇK-së
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

10 muaj më parë
OVL e UÇK-së mbështet Avokatin e Popullit pasi shprehu shqetësime për punën e Gjykatës Speciale

OVL e UÇK-së mbështet Avokatin e Popullit pasi shprehu shqetësime për punën e Gjykatës Speciale

10 muaj më parë
Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

10 muaj më parë
Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH