Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Kryeministri pakistanez falënderon Presidentin Erdogan për mbështetjen mbi marrëveshjen SHBA-Iran

    Ish-ministri Endrit Shala dënohet me dy vjet bu*rgim për konflikt interesi

    Kurti udhëton për Vatikan, të enjten takon Papa Françeskun

    Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

    Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç

    Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

    Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

    Vjen reagimi i parë nga Erdogan pas nisjes së numërimit të votave

    Presidenti Erdogan përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran: Një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale

    Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

14 Maj 2025, 12:11
në Kryesore, Lajme
Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ish-presidentit Hashim Thaçit, edhe Fadil Fazliu është ankuar për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë, ku akuzohen së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.

Sipas parashtrimit të dorëzuar më 8 maj 2025 nga avokati David Young, bazuar në aktakuzë, Fazliu pretendohet se ka tentuar që të pengonte punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) duke tentuar që të ndikonte në dëshminë e dëshmitarit 1, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mbrojtja thotë se aktakuza është e paqartë sa u përket ngjarjeve që pretendohet se kanë ndodhur jashtë qendrës së paraburgimit.

Aty thuhet se aktakuza është e paqartë rreth asaj se çfarë pretendohet se ka bërë Fazliu gjatë takimit që thuhet se ka ndodhur, më 29 qershor 2023. Gjithashtu, thuhet se e paqartë është edhe se çfarë pretendohet se ka bërë i akuzuari në takimin e 3 korrikut, ku thuhet se e takoi dëshmitarin 1 së bashku me Fahri Fazliun.

“Këto fakte, në veçanti pikat (i) dhe (iii), janë qendrore për akuzën tentimt të pengimit dhe, rrjedhimisht, për aftësinë e z. Fazliu për të përgatitur mbrojtjen e tij në mënyrë kuptimplote, si dhe për menaxhimin e procesit nga trupi gjykues”, thuhet në parashtrim.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se nëse ZPS-ja nuk jep këto informacione, akuzat duhet të tërhiqen, me arsyetimin se nuk mund të mbështetet Prokuroria në mangësi të hetimit të saj që t’i formësojë më vonë gjatë zhvillimit të gjykimit.

Mbrojtja e Fazliut ka kritika edhe për përshkrimet që prokuroria ia bën grupit të përbashkët të pretenduar që dyshohet se kanë kryer krime, e që predentohet se janë ai, Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.

“Mbrojtja e pranon që z. Fazliu, Smakaj, Kilaj dhe Kuçi janë anëtarë të pretenduar të “grupeve” përkatëse. Megjithatë, formulimi i aktakuzës mund të interpretohet siç të kenë bashkërenduar ndërmjet tyre. Kjo paqartësi nuk zgjidhet nga dokumentet e zbuluara gjatë fazës paraprake”, thuhet në parashtrim.

Veç kësaj, mbrojtja thotë se aktakuza nuk përmban ndonjë fakt material që dëshmon për komunikimin apo aktivitetet mes këtij grupi të pretenduar.

“Nëse ZPS-ja synon të pretendojë ndihmë ndër-grupore, duhet të urdhërohet të identifikojë qartë veprimet e veçanta ose rrjedhën e veprimeve të z. Fazliu që përbëjnë bazën për këtë akuzë, përfshirë kohën, vendin dhe mjetet, përmes të cilave është dhënë ndihma ndër-grupore. Nëse ZPS-ja nuk e zotëron këtë informacion, ky aspekt i akuzës duhet të tërhiqet”, thuhet më tej.

Si rrjedhojë, mbrojtja i kërkon gjyqtares së procedurës paraprake që të urdhërojë ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën duke siguruar më shumë saktësi, e në veçanti edhe qartësi në lidhje me mangësitë që tashmë mbrojtja i ka identifikuar.

Ndryshe, në këtë rast Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DHSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DHSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt më 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Etiketat: AnkesëFadil FazliuGjykata Speciale
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

1 vit më parë
OVL e UÇK-së mbështet Avokatin e Popullit pasi shprehu shqetësime për punën e Gjykatës Speciale

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë

Avokati Musa: Specialja ta largojë nga puna zyrtarin që i referohet Kosovës me termin pezhorativ

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH