Gazetari i njohur, Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, shkruan Kosova Post.
Tahirsylaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim – Republikës së Kosovës.
“I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot jam emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit njëherësh dhe u.d. President i Kosovës, z.Glauk Konjufca.
Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim – Republikës së Kosovës.
I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë.
Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit.
Bashkë na priftë e mbara!