Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i ka marrë parasysh kritikat e opozitës, në lidhje me aktin e “dënimit kolektiv”, shkruan Kosova Post.
Kuvendi vendosi që për shkarkimin e anëtarëve të RTK-së, të votohet, për secilin veç e veç.
Për shkarkimin e Sali Bashotës votuan:
64 deputetë, asnjë nuk ishte kundër
dhe vetëm 1 abstenoi.
Për shkarkimin e Agron Gashit votuan:
64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Për shkarkimin e Lirim Gecit:
64 vota për.
Për Ilir Bytyqin:
64 vota për;
Asnjë kundër.
Për votimin e Albinot Malokut:
64 vota për, asnjë kundër, dhe asnjë abstenim.
Për shkarkimin Bajram Mjekut vutuan:
63 deputetë.
Për shkarkimin e Petrit Musollit votuan:
64 deputetë.
Për shkarkimin e Fadil Miftarit:
64 vota për dhe asnjë kundër.
Por kjo mënyrë e votimit është kritikuar nga deputetët e opozitës, meqë në pjesën e diskutimeve, nuk u fol për performancën e anëtarëve veç e veç, por në përgjithësi për bordin. Sipas tyre, kjo përbënë shkelje./KosovaPost/