Kreyqyteti i Francës, Paris, është sonte nikoqir i finales së madhe midis Real Madridit dhe Liverpoolit, shkruan Insajderi.
Kur po luhet minuta e 59-të e takimit, skuadra e Real Madridit ka arritur të shënojë për 1-0, me realizator Vinicius Junior.
Kujtojmë se, kjo finale ishte paraparë të startonte me fillim nga ora 21:00, por për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët, finalja u shty për 37 minuta.
Ndryshe, Liverpool dhe Real Madrid kanë 19 Liga të Kampionëve së bashku, ndërsa kanë luajtur 26 finale të dyja.
Real Madrid është skuadra më e suksesshme në këtë garë me të tretën, 13 trofe kanë Los Blanocs, ndërsa gjashtë The Reds.