Një bandë grabitësish, dy prej të cilëve u arrestuan nga policia, grabitën të martën, 6 shtator, argjendarinë Bulgari në Place Vendome, në sallonin elegant të kryeqytetit francez.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, grabitësit arritën të merrnin bizhuteri në vlerë 10 milionë euro para se të nisnin një aventurë spektakolare arratisjeje që përfundoi me kapjen e dy prej tyre nga policia.
“Policia, e cila u informua rreth orës 12 për një grabitje të mundshme në Place Vendome, u nis në kërkim të një makine me tre pasagjerë dhe dy skuterë”, njoftoi një burim policie.
I njohur në të gjithë botën për bukurinë e pallateve të tij dhe kolonën napoleonike të ndërtuar në modelin e kolonës së Trajanit në Romë, Place Vendome është një nga sheshet më të rëndësishëm në kryeqytetin francez, shtëpia e argjendarëve të shumtë dhe dyqaneve ultra-luksoze gjithashtu si Hoteli i famshëm Ritz, i restauruar kohët e fundit dhe godina e Ministrisë së Drejtësisë.