IRI: Serbia përbën kërcënim për tri vende në Ballkan, 83% për Kosovën

Serbia është cilësuar si kërcënim kryesor në tri vende të Ballkanit Perëndimor sipas qytetarëve të tyre.

Ky përfundim është nxjerrë nga anketa e fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar.

Anketa thotë se 83% e respodentëve nga Kosova kanë vlerësuar Serbinë si shtetin kryesor që përbën kërcënim për vendin. Pasohet nga Rusia me 8%.

Për Shqipërinë, Serbia qëndron gjithashtu në vendin e parë me kërcënim me 36% dhe pasohet nga Rusia me 32%.

Edhe Bosnja e Hercegovina gjithashtu i ka dhënë shenjën jeshile me 27% shtetit serb për kërcënim.

Kjo anketë është realizuar me intervista fizike në shtëpinë e të anketuarve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika