Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramoz Agusholli, përmes një postimi në facebook ka falenderuar secilën për votat që iu janë besuar nga i tërë vendi dhe mërgata, shkruan Kosova Post.
“Ndjehem me fat që jam pjesë e legjislaturës së tetë, e cila është ndryshe dhe do ta bëjë ndryshimin.
Pushteti është i përkohshëm, vepra mbetet e
përhershme, e llogaria vjen shpejt”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Faqe e re, në rrugën e re …
Sot vendosa firmën si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës.
Janë mijëra falënderime nga zemra për secilën votë që më është besuar nga i tërë vendi dhe mërgata. Mesazhe pafund, urata, patjetër edhe shumë pritje.
Ndjehem me fat që jam pjesë e legjislaturës së tetë, e cila është ndryshe dhe do ta bëjë ndryshimin.
Pushteti është i përkohshëm, vepra mbetet e
përhershme, e llogaria vjen shpejt.
Sinqerisht, Gramosi i Lëvizjes!