Po bëhet ca kohë që Grenelli nuk ndjehet për çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tek fushata e Trump.
Grenelli ka qenë shumë aktiv në mbështetjen e tij për Serbinë e Vuçiqit dhe propozimin e tij për shkëmbim të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, planprishës i së cilës u bë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Si pasojë, Grenelli nuk ka kursyer asnjë moment për katër vite radhazi për të hedhur baltë mbi Kurtin, këtë në përfitim të Serbisë.
Çuditërisht, së fundmi, gjatë një kërkimi me fjalë kyqe në llogarinë e tij në ‘X’, mund të vërehet se çdo postim që mbart si fjalë kyqe ‘Kurti’ apo ‘Kosovo’ është fshirë.
Bashkë me Grenellin, u zhduk dhe historiku i tij i baltës ndaj Kryeministrit të Kosovës.