Greqia dërgon refugjatët nga ishujt në kryeqytet

Greqia dërgon refugjatët nga ishujt në kryeqytet

Refugjatët të cilët qëndrojnë në ishujt e Greqisë, janë duke u dërguar në kryeqytetin e vendit, Athinë, për shkak të mungesave dhe mbipopullimit të kampeve.

Rreth 200 refugjatë mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë nga ishulli Samos janë dërguar në portin Piraeus të Athinës për t’i zhvendosur në kampet përreth.

Refugjatët të cilët janë pritur nga personeli i Komisionit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe përfaqësuesit e Ministrisë për Politikat e Migrimit, me autobusë janë dërguar në kampe të ndryshme.

Qeveria greke për shkak se në kohët e fundit janë rritur kalimet në ishujt grekë dhe kapacitetit të pamjaftueshëm të kampeve, kishte marrë vendim që mbi një mijë refugjatë, veçanërisht ata në gjendje të ndjeshme t’i transferojë në shtëpi dhe kampe në Athinë.

Ndërkohë UNHCR, duke theksuar se kampet nuk janë të gatshme për kushte të dimrit, i kishte bërë thirrje qeverisë greke që të marrë masat e nevojshme.

Në kampin në ishullin Samos me kapacitet prej 700 persona gjenden rreth 2.500 refugjatë pavarësisht evakuimeve, ndërsa në pjesën pyjore jashtë kampit ende qindra refugjatë jetojnë në tenda të papërshtatshme për kushtet e dimrit. Ndërsa në kampin me kapacitet prej 2 mijë persona në ishullin Lesbos gjenden afër 5 mijë e 500 refugjatë.

Sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, sipas marrëveshjes për refugjatë Turqi-BE numri i refugjatëve të cilët mbahen në ishuj dhe kanë bërë kërkesë për azil është rreth 15 mijë.

Në kuadër të marrëveshjes vazhdon kthimi i refugjatëve në Turqi, ndërsa ky numër arriti në 1 mijë e 380. aa

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka