Greqia është goditur nga nxehtësia më e keqe që nga viti 1987, më shumë se 30 vjet më parë, paralajmëroi kryeministri Kiriakos Micotakis, në një kohë kur temperaturat në disa rajone mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius.
Nga e enjtja, Greqia po kalon një valë nxehtësie, kulmi i së cilës pritet sot, thanë meteorologët. Greqia u godit nga një valë e ngjashme nxehtësie sikur në vitin 1987. Ajo e kishte goditur më së shumti Athinën, duke lënë më shumë se një mijë viktima.
“Ne po përballemi me valët më të këqija të nxehtësisë që nga viti 1987, duke çuar në një ngarkesë të madhe në rrjetin e energjisë elektrike”, shtoi Micotakis pas takimit me zyrtarët e operatorit grek të shpërndarjes së energjisë elektrike. Mitsotakis tha se autoritetet do të bënin gjithçka dhe u kërkoi banorëve ta kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike, veçanërisht në pasditen e hershme dhe gjatë natës.
Meteorologët kanë parashikuar temperatura prej 40 deri 42 gradë Celsius, me një maksimum prej 44 dhe 45 në Peloponez dhe Thesali. Në Athinë, temperaturat do ta kalojnë 40 gradëshin.
Shumë zjarre shpërthyen gjatë fundjavës në Greqi, veçanërisht në Rodos dhe Peloponez.