Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa

    Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa

    Kurti: Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor

    Këshilltari i Kurtit: Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

    Rama thumbon Kurtin: Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin

    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, flasin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, flasin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Përplasje mes presidentëve Milanoviq e Vuçiq, pas blerjes së r@ketave CM400

    Përplasje mes presidentëve Milanoviq e Vuçiq, pas blerjes së r@ketave CM400

    Millanoviq: Nëse serbëve u pengon rezoluta për Srebrenicën, nesër do t’u pengojë një ditë me re

    “Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat

    R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane

    R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Greva e përgjithshme në Serbi, çfarë thotë ligji e çfarë thonë ekspertët?

24 Janar 2025, 9:33
në Kryesore, Lajme, RAJON
Greva e përgjithshme në Serbi, çfarë thotë ligji e çfarë thonë ekspertët?
Share on FacebookShare on Twitter

“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin.

Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.

Më 22 janar, akademikët u bënë thirrje zyrtare qytetarëve që të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” më 24 janar, që nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.

Stafi i disa shkollave në Serbi ka hyrë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët, përmes bllokadave, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Juristët thonë se ligji ekzistues për grevë në Serbi, është i pasaktë në përcaktimin e grevës së përgjithshme dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çka është greva e përgjithshme?

Ligji për grevën është miratuar në vitin 1996, në kohën e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në këtë akt thuhet se greva nënkupton “ndërprerje të punës, të organizuar nga punonjësit, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre profesionale dhe ekonomike”.

Sipas këtij ligji, greva mund të organizohet në ndërmarrje ose entitet tjetër juridik, përkatësisht në divizionin e punonjësve ose te punëdhënësi, në një degë ose veprimtari të caktuar, ose si grevë e përgjithshme.

“Vendimin për hyrjen në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës. Vendimi për grevë nga punonjësit e një dege apo veprimtarie apo për grevë të përgjithshme i dorëzohet organit kompetent të shoqatës përkatëse të punëdhënësve, themeluesit, si dhe organit kompetent shtetëror”, thuhet në Ligjin për grevën në Serbi.

Këto janë të gjitha dispozitat që e përmendin grevën e përgjithshme.

“Ky ligj është pothuajse 30 vjet i vjetër dhe nuk është ndryshuar në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mario Relanoviç, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën e Punës në Beograd.

Në teorinë e së Drejtës së Punës, ai thotë se greva e përgjithshme nënkupton ndërprerje të punës në aktivitete dhe industri të ndryshme, në sektorin publik dhe privat, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me politika të caktuara, zgjidhje ligjore, praktika e të ngjashme.

“Pra, thelbi i konceptit të grevës së përgjithshme është se ajo nuk i referohet një punëdhënësi dhe një industrie, por i bën thirrje gjithë botës punëtore në vend që të ndalojë së punuari. Ligji ynë për grevën rregullon grevat ndaj punëdhënësve individualë. Kjo është e meta e tij kryesore”, thotë Relanoviç.

Në ligjin që supozohet ta rregullojë këtë fushë, fshihen edhe paqartësi të tjera.

Një prej tyre ka të bëjë me atë se kush është i autorizuar ta marrë vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme.

“Ligji thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës, por nuk thotë se i cilës sindikatë. A nënkupton sindikatat përfaqësuese? Çfarë ndodh nëse ka më shumë sindikata përfaqësuese? A veprojnë ato bashkërisht apo secila mund të thërrasë grevë të përgjithshme”, thotë Relanoviç.

Sipas tij, ligji është veçanërisht i paqartë kur thirrjen për grevë nuk e bën një sindikatë, por ajo vjen nga një lëvizje më e gjerë shoqërore, siç është aktualisht rasti në Serbi.

Kush po bën thirrje për grevë?

Të mërkurën, studentët në bllokadë u bënë thirrje qytetarëve serbë që t’i pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet më 24 janar.

Siç thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, ideja është që qytetarët të mos shkojnë në punë këtë ditë dhe punëdhënësit t’u japin punonjësve ditë pushimi, t’i anulojnë të gjitha takimet e planifikuara dhe t’i informojnë klientët për arsyet përse nuk punojnë.

Punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, studentët u sugjeruan që të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak.

Akademikët u bënë thirrje qytetarëve që në këtë ditë t’i shmangin edhe restorantet, dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera ku kryhen transaksione financiare.

“Mos shkoni në dyqane, tregje, qendra tregtare, kinema dhe teatër. Është e premte, por mos shkoni në festa dhe koncerte. Gjithçka duhet të ndalojë”, thuhet në postim.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku u shemb streha, pastaj heqjen e kallëzimeve penale ndaj studentëve dhe qytetarëve që u arrestuan dhe u ndaluan gjatë protestave, si dhe pezullimin e procedurave penale të nisura kundër tyre.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndjekja penale e përgjegjësve për sulme ndaj studentëve dhe pedagogëve, shkarkimi i tyre nëse konstatohet se kanë funksione publike, si dhe rritja për 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.

Këtyre kërkesave iu bashkuan edhe disa punonjës arsimi, të cilët nuk pranuan ta nisnin semestrin e dytë më 20 janar.

Ata nuk e pranojnë marrëveshjen për rritjen e pagave që përfaqësuesit e katër sindikatave kanë arritur me Qeverinë serbe në fillim të këtij muaji.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve të Serbisë, e cila nuk mori pjesë në negociata, më 20 janar, 50 për qind e shkollave anembanë Serbisë kanë qenë në grevë.

Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në anën tjetër, thanë se 20 për qind e shkollave kanë qenë në grevë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Në ditën e tretë, disa shkolla fillore dhe të mesme në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Uzhice, Çaçak dhe qytete të tjera u mbyllën plotësisht, por nuk ka të dhëna të sakta.

Në grevë të plotë më 24 janar hyn edhe Komiteti Republikan i Sindikatës së Kulturës, njoftoi kjo sindikatë të mërkurën.

“Solidariteti është baza e ekzistencës së sindikatave dhe me këtë vendim, ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha grevat”, thuhet në njoftim.

Dhoma e Avokatëve e Serbisë hyri në grevë shtatëditore më 20 janar, në mbështetje të protestave të studentëve dhe akademikëve.

Por, Gjykata e Lartë në Beograd e anuloi këtë vendim në të njëjtën ditë, dhe Dhoma, më pas, vendosi ta pezullojë punën e saj për tri ditë.

Grevat e përgjithshme në Evropë

Greva e përgjithshme si formë e luftës civile dhe sociale, është organizuar në shumë vende evropiane në të kaluarën e afërt.

Në nëntor të vitit 2024 u organizua një grevë e përgjithshme në Greqi dhe në Itali.

Anijet ndaluan në porte, transporti publik ndaloi po ashtu, ndërsa mjekët, mësuesit, punëtorët e ndërtimit dhe punëtorët e transportit marshuan drejt qyteteve, duke kërkuar paga dhe standarde më të mira jetese.

Në shtator të të njëjtit vit, më shumë se 200 sindikata dhe OJQ në Spanjë e ndërprenë punën për një ditë, duke kundërshtuar, siç thanë, “gjenocidin në Palestinën e pushtuar”.

Protesta u përhap nga Madridi në disa qytete të tjera të Spanjës.

Gjatë vitit 2023, në Francë kishte disa greva të përgjithshme, për shkak të synimit të presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve, shkruan Radio Evrpa e Lirë.Kjo formë e mosbindjes civile nuk është e huaj as për vende si Portugalia (2011), Rumania (2023), Gjermania (2023), apo vende jashtë kontinentit evropian si Hondurasi, Algjeria (2011) dhe Tunizia (2022)./ REL

Etiketat: GrevaLigjiSerbi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KFOR-i turk kryen patrullime në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit me Serbinë

KFOR-i turk kryen patrullime në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit me Serbinë

10 muaj më parë
Vazhdojnë protestat studentore në Serbi, bllokohen institucionet kyçe në disa qytete 

Vazhdojnë protestat studentore në Serbi, bllokohen institucionet kyçe në disa qytete 

10 muaj më parë
Sindikalistët e `Pastrimit` po e vazhdojnë grevën

Sindikalistët e `Pastrimit` po e vazhdojnë grevën

10 muaj më parë
Punëtorët e “Pastrimit” nisin grevën para Komunës së Prishtinës, i nxjerrin në rrugë edhe kamionët

Punëtorët e “Pastrimit” nisin grevën para Komunës së Prishtinës, i nxjerrin në rrugë edhe kamionët

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH