Një grua izraelite që i mbijetoi sulmit nga forcat e Hamasit të hënën ka rrëfyer ngjarjen e jetuar dhe dëshmoi se si grupi i rezistencës Hamas sulmuan shtëpinë e saj, dhe pastaj e liruan atë për hirë të fëmijëve të saj, transmeton Kosova Post.
Avital Alajem tregoi se si sulmuesit zunë atë rob dhe të tjerët rreth saj, si dhe vranë fqinjin e saj.
Në intervistën e saj për CNN, ajo tregoi se si u fsheh në një dollap të shtunën, kur rreth tetë ushtarë të Hamasit, shembën derën dhe nisën të qëllonin duke vrarë fqinjin e saj ushtarak Katsman.
Gruaja hebreje, nënë e dy fëmijëve tregon:
Kur filloi sulmi, hymë në strehë me fëmijët dhe mbylla derën. U shpjegova fëmijëve se jashtë ishte e rrezikshme. Pastaj dëgjova hapjen e derës dhe dëgjova biseda arabe. Doja konfirmim të plotë se dera e strehës ishte e mbyllur. Sigurisht që nuk kam pasur sukses ndaj 6 personave. Ata hapën zjarr në derë për ta hapur, por ne patëm fat që plumbi kaloi pa na goditur. Kur hynë, unë thashë në anglisht se kisha dy fëmijë. Kjo është gjëja e parë që thashë. Ata panë njëri-tjetrin dhe thanë në anglisht “mos u shqetësoni, ne jemi muslimanë, ne nuk do t’ju bëjmë keq”. Kjo më befasoi dhe më lehtësoi. Unë u ula me fëmijët e mi. Ata u ulën edhe në kuzhinë. Njëri prej tyre qëndroi pranë nesh, të tjerët kontrolluan shtëpinë.
Dikush pa një banane në kuzhinë dhe më pyeti: “A mund të marr një copë të saj?” Unë i thashë “po mund ta hash”.
Moderatorja: Çfarë thanë fëmijët?
Gruaja: I madhi ishte i mërzitur dhe i vogli ishte mësuar me lojën kompjuterike. Armët apo ndonjë gjë tjetër nuk e trembnin.
Ata konsultoheshin mes tyre dhe flisnin arabisht. Djali im tha: “A po konsultohen se si të kërkojnë falje?” “Me sa duket jo,” thashë.
Alajem tha se ajo u kap rob lufte nga militantët së bashku me dy fëmijët e vegjël të një fqinji tjetër – Negev, 4 vjeç dhe foshnjën Eshel, vetëm 4 muajshe dhe më pas u detyrua të ecte drejt Gazës pasi lagjja e saj u dogj.
“Vazhdova të thoja me vete se ndoshta disa gratë e tyre atje do të kujdesen për ne dhe ndoshta do të jenë humane me ne”
Alajem tha se për arsye që ajo i kupton palestinezët, militantët e liruan atë dhe dy fëmijët pasi kaluan në Gaza.
“Unë e di pse ata na shpëtuan jetën e fëmijëve dhe jetën time. Thjesht për hir të fëmijëve. Dhe pastaj filluam të ktheheshim,” tha ajo.
“Pashë tanke dhe dëgjova shumë bomba. Ata bërtisnin, bënin thirrje për flijim. Ne thjesht vazhduam të ecnim përpara”.
“Negev, këmba e të cilit u plagos nga prerjet, iu desh të zvarritej rrugës për në shtëpi”, tha ajo.
Alajem mundi t’i kthente të sigurt dy fëmijët e fqinjit te babai i tyre, “por nëna e tyre, Adi Kaaplon, është ende e zhdukur”, tha ajo.
Hayim Katsman, fqinji i saj që u vra në fillim nga sulmi, “ishte një ushtarak i mirë”, i cili më shpëtoi mua dhe më pas, unë isha në gjendje të shpëtoja dy fëmijë”, tha Alajem.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.

























