Organizatat palestineze të të drejtave të njeriut kanë thënë se nuk ka informacione për 1,000 punëtorë nga Rripi i Gazës që punonin në Izrael më 7 tetor.
Komisioni për Çështjet e të Burgosurve, Klubi i të Burgosurve Palestinez dhe Fondacioni Addameer për Kujdesin ndaj të Burgosurve dhe të Drejtat e Njeriut thanë në një deklaratë të përbashkët se numri i punëtorëve palestinezë nga Gaza që ishin në Izrael para 7 tetorit ishte afërsisht 10,300.
Ata shtuan se “3,200 [punëtorë] prej tyre u liruan në vendkalimin “Karem Abu Salem” në fillim të nëntorit të vitit 2023 nga qendrat e paraburgimit ku po mbaheshin.
“Përafërsisht 6,441 punëtorë u deportuan në Bregun Perëndimor dhe rreth 1,000 punëtorë mbeten të zhdukur”.
Organizatat thanë se Izraeli deri më tani ka refuzuar të zbulojë vendndodhjen e tyre ose informacionin për mirëqenien e tyre, duke thënë vetëm se ka dy kampe ushtarake për të burgosurit e Gazës – një afër Be’er Sheva dhe tjetri afër Jerusalemit, shkruan Al Jazeera, transmeton kk.