Ditën e shtunë myftinia e Tiranës thirri imamët e Tiranës në një mbledhje periodike të saj ku morën pjesë rreth 50 imamë. Pika kryesore e mbledhjes ishte lajmërimi i imamëve që myftinia e Tiranës ka hapur një biznes agjensi funerale, duke i bërë me dije ata, në mënyrë që të mund t’i sjellin xhenazet tek kjo agjensi.
Gjatë mbledhjes disa hoxhallarë ngritën shqetësimin e shitjes së medresesë së Korcës, a është i vërtetë lajmi që është shitur. Myftiu i Tiranës Lauren Luli, ka pranuar se lajmi i nxjerrë nga portali Mexhlis është i vërtetë. Ai ka thënë se medreseja e Korçës është shitur me vlerën 3.5 milion euro, nga të cilat 2.8 milionë i ka marrë fondacioni Sema dhe 700 mijë euro i ka marrë Komuniteti Musliman. Ai ka thënë se vlera e godinës që fondacioni Sema ka ndërtuar ka qenë më e lartë se vlera e tokës e cila ishte pronë e Komunitetit Musliman, kështu që fondacioni Sema e shiti dhe mori paratë që kishte investuar.
Me këtë veprim tregohet qartë që fondacioni gylenist Sema i cili administron medresetë në Shqipëri, është një fondacion me qëllim biznesi dhe fitimi dhe nuk është një fondacion i cili përpiqet të zhvilloj Komunitetin Musliman Shqiptar, por të fitoj para në favor të anëtarëve të organizatës Gylen dhe projekteve të tyre sektare. Nuk dihet se për çfarë do t’i përdor tashmë këto para ky fondacion, pasi që i ka marrë. Fondet me të cilat fondacioni operon, i marrin nga besimtarët, në rastin konkret për të ndërtuar një medrese, tashmë që kjo medrese u shit, a do t’i kthehen këto para besimtarëve që u janë marrë?!
Gjatë fjalës së tij, myftiu Luli nuk përmendi fare faktin që perpara se fondacioni Sema të ndërtonte godinën e tanishme të medresesë që u shit, aty ndodhej një godinë e cila funksiononte si medrese dhe një xhami. Gjithashtu myftiu Luli nuk përmendi faktin që fondacioni Sema kishte një kontratë koncensioni 30 vjecar dhe kjo nuk e bënte asesi këtë fondacion pronar të medresesë të muslimanëve shqiptarë. Me të njejtën teori i bie që fondacioni Sema, të investoj dhe më pas ta shesi edhe medresenë e Tiranës, pasi ka investuar dhe i takojnë të marrë lekët e tij.
Gjate fjalës së tij myftiu iu drejtua hoxhallarëve që të mos ndjekin dhe të mos lexojnë portalin Mexhlis, pasi sipas tij ato që thotë portali Mexhlis nuk janë të vërteta.
Dy-tre imam e kundërshtuan shitjen e medresesë së Korcës dhe thanë që ky veprim është haram dhe se do të japin përgjegjësi para Zotit për këtë skandal. Ata thanë se ata njerëz që e kanë lënë vakëf atë pronë, e kanë lënë amanet dhe ne duhet ta ruajmë amanetin e tyre.
Kundërshtimi nga këta imam hasi menjëherë në kërcënimin dhe shantazhimin e myftiut të Tiranës. Ai kërcënoi imamet me heqje nga puna dhe me kërcënime të tjera. Imamët e tjerë të cilët ishin të pranishëm në mbledhje heshtën dhe nuk thanë asgjë për shitjen e vakëfit.
Lauren Luli gjatë fjalimit nuk tha disa gjëra kryesore. Ai nuk tha se Lauren Luli nuk punon për Komunitetin Musliman Shqiptar dhe interesat e Komunitetit Musliman, por ai punon për organizatën terroriste famëkeqe Gylen dhe mbron interesat e saj, kështu që domosdoshmërisht që ai do të mbronte skandalin e shitjes së vakëfit dhe marrjes së parave 2.8 milionë euro nga gylenistët.
Lauren Luli nuk tha që gylenistët Komunitetin Musliman e kanë bërë si një lopë që e mjelin dhe qumështin e saj ua shpërndajnë ushtarëve gylenistë. Ai nuk tha që pronat e KMSH-së ata po i shesin me radhë dhe të çdo shitje, marrëveshje apo koncension që ata e bëjnë, e bëjnë në favor të ushtarëve gylenistë në Shqipëri ose jashtë saj dhe në dëm të Komunitetit Musliman Shqiptar.
Portali Mexhlis do të vazhdoj të hetojë abuzimet, shitjet dhe koncensionet që gylenistët kanë kryer e po kryejnë dhe do t’i publikoj ato, megjithë përbaltjet dhe kërcënimet që merr.