Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, në shpalosjen e programit për zgjedhjet e 9 shkurtit, në Kaçanik, tha se plani i kësaj partie, për investime përfshinë 6 miliardë euro, se do të mbështesin bizneset dhe do ta dyfishojnë buxhetin për barnat esenciale.
PDK-ja në tubimin zgjedhor në Kaçanik ka thënë se plani i tyre qeverisës në fushën e investimeve përfshinë 6 miliardë euro me të cilat do të përmirësohet standardi i përgjithshëm ekonomik, duke mbështetur bizneset e duke investuar në shëndetësi.
Kandidati për kryeministër,Bedri Hamza, para elektoratit premtoi rritje të pensioneve dhe rritje të pagave.
“Shëndetësi ma pacient në qendër,do ta dyfishojmë buxhetin për barnat esencialë, të sëmurit kronik e me kancer, asnjëherë nuk do të përballën me mungesë barnash, ju premtoj. Pensionet bazike do të rritën për 70%. Unë po deklaroj dhe qëndroj mbrapa, të gjithë ata që marrin asistencë sociale, që marrin ndihma nga shteti, do të ketë rritje prej 50 për qind.”, tha ai.
Hamza premtoi projekte zhvillimore për Kaçanikun.
“Projektet qe kemi planifikuar për Kaçanik, nga ndërtimi i shkollës”
Në Kaçanik u prezantuan edhe kandidatët që garojnë për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës./rtk