Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të fushatës elektorale, ka mbajtur tubim në Prizren, ku shpalosi platformën e tij për gratë dhe vajzat, përcjell KosovaPost.
Hamza në këtë tubim tha se, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, fokusohet për ta bërë një Kosovë, ku çdo grua dhe vajzë do të ndihet e fuqizuar dhe e mbështetur, derisa tha se punësimi i grave mbetet prioritet i lartë.
Ai theksoi se bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me grante dhe subvencione.
Nder të tjera, Hamza theksoi se synojnë të ndërtojnë një shoqëri pa stereotipe ku çdo grua dhe vajze ndjehet e lirë t’i ndjek ëndrrat.