Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur një tubim në Mitrovicë për të treguar se barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznismene të jashtëzakonshme, përcjell KosovaPost.
“Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë. U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë”, tha Hamza.
Ndër të tjera, ai premtoi se do të punoj që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.
“Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt”, tha Hamza.