Hapet Panairi i Automjeteve në Bruksel (Foto)

Hapet Panairi i Automjeteve në Bruksel (Foto)

Këtë vit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel u hap Panairi i 96-të i Automjeteve.

Panairi i organizuar në “Expo Center” nga Federata Belge e Automjeteve (FEBIAC), filloi të presë vizitorët për të 96-ën herë.

Panairi, pjesëmarrës të të cilit janë të gjithë prodhuesit liderë të automjeteve në botë, do të jetë i hapur deri më 21 janar, shkruan aa.

I vendosur në gjithsej 45 mijë metra katrorë, ky panair do të prezantojë me qindra modele të ndryshme të automjeteve, SUV, kamioneta, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta. /KosovaPost/.

You may also like

Shikoni se çfarë bën fansja nga Moska për reperin shqiptar

Ai është një nga reperët më të njohur