Prej orës 19:00 të ditës së sotme, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Teksa ka ndarë pamjet me dron nga rruga e përfunduar, Rama shkruan se ky aks rrugor do u shërbejë të gjithëve dhe turizmit.
“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë“-shkruan Rama krahas videos.