Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga tuneli i Llogarisë, që do të hapet këtë të premte.
Kryeministri Rama tha se ky tunel është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.
Kujtojmë se tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.
Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.