Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës së bashku me kreun e kësaj partie ka mbajtur sot një konferencë për media, shkruan Kosova Post.
Haradinaj deklaroi se AAK do të kontribuojë në Qeveri, do të mbështesë reformat e nevojshme dhe ta bëjmë Kosovën një shtet shembull për të gjithë.
“Kemi një program që ju përgjigjet sfidave, këto ditë po shohim se AAK-së po i bashkohen edhe shumë intelektualë me integritet të lartë” tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se në AAK kemi zgjedhur kandidatët tanë si përfaqësues të denjtë të qytetarëve.
“Në AAK kemi zgjedh kandidat të cilët janë përfaqësues të qytetarëve, por edhe si eksperte në fusha të tyre. Nesër ne do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve për deputet në mesin e të cilëve 2/3 janë të rijnë”, tha Haradinaj.
Ndërsa prezantoi: Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, Shukrije Bytyqi, Shqipe Krasniqi Kastrati, Kaltrina Morina, Ismet Shamolli, Diellza Kukaj, Greta Daci.
“Politika nuk duhet të jetë show për qytetarët dhe shtetin”