“Sot, 344 ushtarë të rinj u certifikuan, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ky është një moment krenarie për ta, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin”.
Ai tha se me përkushtim të madh, ka qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, thotë se ngritën statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve.
“Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë”.
Haradinaj ka thënë se është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë. “Sidomos në rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar”, ka shkruar ai, derisa I ka uruar 344 ushtarët e rinj për misionin e tyre fisnik.