Haradinaj: Marrëdhëniet me Listën Serbe, me arrestimin e Gjuriqit janë ndërlikuar

Haradinaj: Marrëdhëniet me Listën Serbe, me arrestimin e Gjuriqit janë ndërlikuar

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku tha se ndarja e granteve për pjesën veriore të Mitrovicës është bërë për qëllime politike, gjatë seancës së kuvendit në interpelancën e thirrur nga LDK-ja lidhur me vendimin e Nenad Rikalos për subvencionet në bujqësi për pjesën veriore.

Zharku, në emër të parashtruesit të interpelancës, tha se vendimi i Rikalos për ndarje të veçantë të fondeve nga buxheti për pjesën veriore është në kundërshtim me planin për bujqësi.

“Rikalo kishte ndarë fonde nga buxheti dy milionë euro për pjesën e veriut. Vendimi i ministrisë për ndarje të veçantë të mjeteve është në kundërshtim me planin për bujqësi që nuk parashihet të ketë ndarje të veçantë për favorizim të zonave të caktuara”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se që prej arrestimit të Gjuriqit në veri është ndërlikuar marrëdhënia me Listën Serbe.

“Jemi në një marrëdhënie të ndërlikuar me Listën Serbe, prej rastit të arrestimit të Gjuriqit në veri. Megjithatë ju siguroj se ministria është funksionale, zëvendëministri është në mbledhje të qeverisë, vazhdon puna. Nuk është hera e parë që Kosova është ballafaquar me një bojkot të tillë. Kosova e ka dëshmu se është e gatshme të dëshmojë në mënyrë të barabartë të gjithë, dhe të mbërrijë edhe tek ata në veri ndihma”.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra