Haradinaj përkujton mar*tirët e Studimes: Nuk ndalemi së kërkuari drejtësi

“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje 117 martirët e masakrës së Studimes, që ranë për këtë tokë, duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

“Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, derisa ata që urdhëruan vrasjet në masë dhe ekzekutorët të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish