Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij në 22-vjetorin e rënies, shkruan Kosova Post.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Postimi i plotë:
Në 22-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij.
Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Lavdi e përjetshme!
RH