Po vijon senca e gjykimit në Gjykatën Speciale ndaj ish-nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradina, transmeton Kosova Post.
Teksa është pyetur përkitazi me atë nëse ka qenë në dijeni se dokumentet të cilat ishin sjell në zyret e OVL-UÇK, e pastaj që ishin bërë publike nga zyrtarët e kësaj organizate, ishin sekrete, përfaqëusi i veteranëve të luftes çlirimtare, Nasim Haradinaj është përgjigjur se asnjëherë nuk u është konfirmuar se dokumentet në fjalë ishin sekrete, edhe pse ata kishin kërkuar nga hetuesit një gjë të tillë.
“Ne ju kemi pyetur edhe dy herët e para, por edhe të tretën, nëse këto dokumente janë sekrete. Asnjëherë nuk kemi marrë konfirmim se këto dokumente janë sekrete, na është thënë se janë të ndjeshme, disa prej juve nuk e kanë ditur as a janë sekrete apo jo, na kanë thënë se nuk janë”, ka deklaruar Haradinaj.
Tutje, Haradinaj i është drejtuar prokurorit të Speciales duke i thënë se nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë do të kishte dëshirë të kapte personat që sillnin dokumentet e Speciales në zyret e OVL-UÇK, e kanë patur atë mundësi.
“Ju nëse kishit deshtë, keni mujt me i kap personat që i sillnin dokumentet tek ne. Veç dy persona me i pasë lënë aty tek zyret, e kishit kap personin e dyshuar, po s’keni dashtë. Ndoshta sepse do të ishit befasuar edhe ju, nuk e di, por sa na keni përcjell neve keni patur mundësi të përcjellni personat e dyshuar për sjelljen e dokumenteve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se personi që kishte sjell dokumentet herën e parë në zyret e OVL-UÇK, kishte paralajmëruar edhe dokumente të tjera, andaj do të ishte e lehtë kapja e tij kur të vinte prap.