Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë ka thënë sot se Serbia ka filluar me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Asambleja Parlamentare ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kamberi në një postim në Facebook shkruan “Mirë se vini në të 90-at”
Të rinjtë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalohen sot, në pikën kufitare te ‘Dheu i Bardhë’ duke u mbajtur me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shqiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë”, shkruan tutje.
Ai shkruan se Serbia po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fondamentale të njeriut, qarkullimin e lirë.
“Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KiE.