Kandidati për President nga AAK, Ramush Haradinaj thotë se me planin e kësaj partie për zhvillim qytetarët do të ndjejnë dorën e shtetit nga ky vit, por se për vitin tjetër ka plan të zbatueshëm për rritje ekonomike, përcjell Kosova Post.
Haradinaj shton se nga Dardana mori përkrahje për kandidaturën e tij.
Postimi i tij i plotë:
Dardana ka dhënë kontribut të madh në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare.
Në takim me strukturat e Aleancës, shpjegova detaje të planit tonë për ekonomi dhe zhvillim. Përderisa në këtë vit, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë dorën e ndihmës nga shteti, vitin tjetër, ne kemi bërë plan të zbatueshëm për rritje ekonomike.
Mora përkrahje për kandidaturën time për President dhe jam shumë i lumtur që i prijë listës e cila garanton përparimin dhe zhvillimin e vendit.
#ForcaeKosovës
RH