Haradinaj siguron mësimdhënësit se do të trajtojnë kërkesat e tyre

Haradinaj siguron mësimdhënësit se do të trajtojnë kërkesat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook ka folur për sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë kosovare, duke përfshirë këtu edhe sakrificën e mësimdhënësve.

Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre.

Ky është postimi i plotë:

Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore.

Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet.

RH

Related Posts

You may also like

E pini çdo ditë, por nuk njihni anën e errët të qumështit

Qumështi është burimi më i mirë i kalciumitQumështi