Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen ata dhe pronat e tyre, përcjell KosovaPost.
“Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë”.
Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.