Osmani takon kryetarë dhe udhëheqës të disa qyteteve në Teksas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me udhëheqës të Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County.Në fokus të diskutimeve ishte fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë vizitës në Teksas  është pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.

“Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të: Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika