Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, u është përgjigjur fyrjeve që i janë bërë ndaj tij ku zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla Schëarz, e quajti ‘’gjeneral të vetëshpallur’’.
Kujt i bon dëm kjo, që kam mbërri me kriju ushtrinë, dhe atë me miratimin e Pentagonit.
”Çfarë faji kom që unë hy në Pentagon?”.
”A i bëjë keq Kosovës, që na marrin qëllimshëm, me na çu në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Dhe pahiri aty dyert na i çelin dhe ishin në takim”.
”A kom faj që presin katër vetë aty? Çfarë të keqe i kom bo vendit me këtë?”
”Çka kam pasë faj unë më 24 mars 1998, kur jam sulmu në familje? Aty ka qenë nana, e të tjerë”
”A kom faj unë që Milloshi më gjuajti mu në shpi?”.
”A kom faj unë që Milloshi më gjuajti mu në shpi?”.
”Grada e gjeneralit, është rezultat i angazhimit tim për çlirim, por pastaj NATO ma ka dhënë. Bile oficeri që ma ka dhënë këtë të dytën është gjerman. Edhe ceremonia ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës, por s’kam qenë aty si deputet, por si oficer i TMK-së”.
”Nuk kam pasë faj edhe që ua kam heq maskat këtyre. E kam bo për popullin. E kemi projektu autostradën për Dheun e Bardhë. Këta nuk po iu thonë saktë krejt çka ka ndodhë”.