Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, ka shkruar ai.