Kryeministri i Kosovës i cili para pak çastesh tha se është e drejtë greva e zjarrfikësve e filluar sot para qeverisë, ai nuk gjeti as edhe një minutë kohë të dal para zyrës së tij aty ku në këto temperatura të larta zjarrfikësit po kërkojnë të drejtat e tyre. Por ajo që doli para tyre ishte këshilltarja e kryeministrit Donjeta Gashi e cila pranoj se kjo kategori meritore është lënë anash që nga viti 2009-të, por sipas saj lajmi i mirë është se qeveria Haradinaj së shpejti  do ta marr një vendim i duhur, raporton Kosova Post.

“Prej 2009 nuk është marrë askush me këtë çështje. Ne e kemi marrë dhe do të gjejmë një zgjidhje, por nuk mund të bëhet brenda ditës. Askush nuk është merr me këtë çështje prandaj është lajm i mirë që tash do të merret dikush me juve dhe do të merret një vendim” tha ajo duke shtuar se problemi qëndron ne kompetencat e kësaj çështje tek ministria apo tek Komunat andaj sipas saj zgjidhja më e mirë është përmes statusit edhe pse merr kohë.

Kurse Besnik Tahiri , koordinator në qeverinë e Kosovës tha e arsyetoj mungesën e Haradinajt me agjendën e tij të ngjeshur por se premtoj se takimi do me të do të ndodh shumë shpejt.

Ai tha se vlerësojnë rrezikshmërinë e punës se tyre , por situata me ta është e paqartë

“Vlerësojmë punën rrezikshmërinë dhe krejt angazhimin për punën e zjarrfikësve. Ajo çka ka ndodhë është se ka pasur një situatë të paqartë ,prandaj kur ende nuk ka një rrugë hierarkike te dihet situata e zjarrfikësve në përgjithësi” tha Tahiri.

Ai shtoj se qeveria e Kosovës nuk është se nuk ka dijeni për këtë çështje, por se në situaten e krijuar duhet të gjendet zgjidhje e saktë.” Nuk është se ne nuk e dimë ta vlerësojmë situatën por duhet të japim një zgjidhje të saktë” Shtoj Tahiri.

You may also like

Fakte interesant rreth migrenës

Kush vuan nga dhimbjet e kokës e di