Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qeveria është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse këtë e do opozita, por ritheksoi edhe njëherë se dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë. Ajo madje tha se nuk e lejon ligji, se koalicioni është i gatshme për zgjedhje edhe të dielën ardhshme.
“Për neve në të dielën me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që donë opozita mundemi me shkuar në zgjedhje, po me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë. Sipas haxhiut, kudo që opozita është gati për shpërbërje të Kuvendit kjo mund të ndodhë./rtk