Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, festën e Bajramit.
Ajo ka uruar që kjo ditë të sjell paqe, dashuri dhe harmoni në familjet e secilit qytetarë.
“Le të jetë kjo një ditë ku reflektojmë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, për ndihmën ndaj njëri-tjetrit, për paqen dhe harmoninë me të gjithë.
Le të mbretërojë brenda nesh ndjenja e solidaritetit që na sjell festa e Bajramit”, ka uruar Haxhiu./teve1.info/