Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për votimin e projektligjit për themelimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, përcjell KosovaPost.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook tha se pozitë dhe opozitë duhej të ishin të unifikuar përballë krimeve të Serbisë në Kosovës. Kjo pasi që kundër miratimit të këtij ligji ishin deputetët e opozitës.
“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës. Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”, tha Haxhiu.