Skandaloze e të papranueshme e ka quajtur deklaratën e Ganimete Musliut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se gjuha e deputetes së PDK-së ndaj presidentes Vjosa Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë.
“Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi”.
“Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Haxhiu ka shkruar tutje se deklaratat e Musliut duhet të cilësohen si dhunë dhe jo thjesht gjuhë.
“Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”.