Hazard mund të largohet nga Chelsea

Hazard mund të largohet nga Chelsea

Eden Hazard ka thënë se mund të largohet nga Chelsea në rast se nuk e ripërtërin kontratën e tij.

“Në janar, do ta kem prapë një vit të mbetur në kontratën time”, ka thënë ai për Canal +.

“Por nëse nuk e ripërtërij, një transfer është i mundur”.

“Vera e ardhshme është mundësi, por po ashtu mund të përfundoj duke e kaluar pjesën tjetër të karrierës time te Chelsea”.

“Nuk e shoh veten të larguar nga Chelsea në janar”.

“Nuk do t’ua bëja këtë klubit dhe fansave”.