Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fitim Haziri, ka takuar sot disa të rinjë llapjanë, shkruan Kosova Post.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tani më shumë se kurrë, rinia, sipas tij, kanë nevojë për punë dhe perspektivë.
“Të rinjtë e të rejat, si asnjëherë më parë po vetëvendosin me VETËVENDOSJEN!. Ne ju premtojmë që nuk jemi si ata dhe se do të punojmë gjithqysh e gjithçka, por kurrgjë e kurrqysh sikur ata”, ka thënë ai tutje.