Kur gazetari i “TV Planet” në Slloveni, Vitomir Petroviq, kishte shkruar për përfshirjen e Martin Berishajt në shpëlarje parash, ambasadori i Kosovës në Kroaci e pati paditur për shpifje në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.
Por, në një përgjigje për “Albanian Post”, Gjykata e Qarkut në Slloveni ka treguar se gazetari nuk është dënuar dhe rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”.
Kjo nënkupton se shkrimet e Berishajt gjykata nuk i ka cilësuar si shpifje.
Anja Slak, nga Shërbimi për administrimin gjyqësor nga kjo gjykatë, në një përgjigje me shkrim për “AP”-në, ka treguar detajet e lëndës.