Si rezultat i rrëzimit të helikopterit ushtarak që mbante vaksinat e virusit corona në Uruguaj, 3 anëtarë të ekuipazhit u plagosën dhe 300 doza të vaksinës u tretën, transmeton KosovaPost.
Një helikopter ushtarak që mbante vaksina Kovid-19 u rrëzua në qytetin Rocha, që ndodhet në lindje të Uruguait, një nga vendet e Amerikës së Jugut.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Uruguait, u tha se helikopteri i tipit Bell 212 u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte një ulje emergjente.
Derisa nuk kishte humbje të jetës në incident, u raportua se 3 anëtarë të ekuipazhit u plagosën lehtë./KosovaPost.