Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, “Veseli dhe Emerson u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”.
“Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, ka thënë DhSK.
Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe Administratorja e DhSK-së ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.