Princesha Mako e Japonisë do të martohet me partnerin e saj i cili nuk është ’gjak blu’. Ceremonia e martesës do të jetë private dhe do të mbahet të martën me 26 tetor, transmeton Kosova Post.
Lidhja trevjeçare e princeshës kineze me ‘qytetarin e zakonshëm’ ishte përcjellë nga skandale dhe spekulime mediatike, ndërsa mbesa e perandorit Naruhito, 29-vjeçarja pëson çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD).
Princesha Mako do të bëhet një qytetare e zakonshme pasi të martohet me Kay Komura, një 30-vjeçare japonez i diplomuar në drejtësi që jeton në Nju Jork, është e detyruar si anëtare femër të heqë dorë nga statusi mbretëror në përputhje me ligjet, raporton Reuters.
Ceremonia e martesës do të zhvillohet sipas procedurave, pasuarnga një konferencë për shtyp./Kosova Post/