Alec Baldwin ia ka dorëzuar telefonin e tij celular zyrtarëve të zbatimit të ligjit, si pjesë e hetimit të tyre për vrasjen fatale të kineastes, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, tha zyra e Prokurorit të Qarkut në Santa Fe, përcjell KosovaPost.
Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua teksa Baldwin, 63 vjeç, po provonte një armë mbështetëse në xhirimet e filmit “Rust” në tetor të vitit të kaluar.
Zyra e Sherifit të Santa Fe konfirmoi se aktori ua kishte dorëzuar pajisjen autoriteteve pranë shtëpisë së tij në New York.
Ndërkohë në fillim të kësaj jave policia tha se aktori nuk po bashkëpunonte me hetimin, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Fe, Juan Rios i tha Los Angeles Times të premten se policia synon të mbledhë të dhëna si mesazhe me tekst dhe posta zanore nga celulari si pjesë e hetimit të tyre për incidentin.