Një automjet i hetuesisë sapo ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në mediet vendore më herët është raportuar se supozohet të jenë gjetur mostrat e Astrit Deharit.
Ekipi ynë do të qëndrojë këtu për të marrë informacione nëse këto pretendime janë të vërteta.
Deri tani askush nga IML nuk është përgjigjur në pyetjet e RTK-së.