Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Hoti ka thënë në konferencë se do marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK’së, e cila ka marrë deri më tani 13,33 për qind në nivel qendror. express
“Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK’së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.
Megjithatë, kandidatin për kryeministër e ka mbrojtur kryetari i LDK’së, Isa Mustafën, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer përgjatë fushatës.